Jo një, por dy lojtarë në shënjestër! Milan kërkon të sabotojë Napolin

Aksi Milano-Napoli pritet të jetë një nga më të nxehtët në merkaton e ardhshme. Lëvizja e parë është bërë tashmë me transferimin tek kuqezinjtë të José Reina, me parametra zero. Por spanjolli mund të ribashkohet në Milano me shokët e tij të vjetër. Klubit kuqezi i pëlqen shumë José Maria Callejon: një lojtar i vlefshëm dhe i talentuar, me një klauzolë prej 20 milionësh, e vlefshme edhe për Italinë. Por në ambientet sportive, në ditët e fundit, është përfolur për një shkëmbim me Suso-n, i cili vlerësohet shumë nga drejtuesit e Napolit dhe trajneri. Sipas asaj që raporton Il Mattino, bëhet fjalë edhe për një lojtar të tretë të përfshirë në këtë operacion.

Bëhet fjalë për Mario Rui, dhe siç shkruan kjo gazetë, mund të përfshihet në çështjen Callejon-Suso. Megjithatë, bëhet fjalë për negociata të vështira. Para së gjithash, Djalli nuk duket i gatshëm të humbasë Suso-n, por gjithçka do të varet nga vullneti i lojtarit dhe ofertat që do të mbërrijnë. Tani për tani në kontratën e spanjollit ekziston një klauzolë prej rreth 40 milionë eurosh, të cilën ekipi kuqezi dëshiron ta heqë. Nga ana tjetër Callejon, i cili ka edhe një klauzolë prej 20 milionësh, mund të jetë një alternativë e vlefshme. Por duhet të sqarojmë se gjithçka varet nga e ardhmja e numrit 8.

Sidoqoftë, transferimi i Portugezit kushtëzohet edhe nga një situatë tjetër, e cila ka të bëjë me ish lojtarin e Napolit: Ivan Strinic. Lojtari që është në skadencë kontrate me Sampdorian, përflitet se ka nënshkruar një kontratë me ekipin kuqezi, edhe pse akoma nuk është konfirmuar një gjë e tillë.
Nëse Milan do të transferonte kroatin, në këtë pikë nuk do të kishte më vend për Mario Rui-n, duke pasur parasysh praninë e Ricardo Rodriguez në ekip (i cili pritet të konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm). Me pak fjalë, një thashetheme i destinuar të mbetet i tillë në këto momente. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan