Jo vetëm Costa, por Juve ia ofron edhe dy lojtarë të tjerë Arsenalit për Lacazetten

12 Gusht 2020

Juventusi është i interesuar që ta transferojë sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, gjatë afatit kalimtar veror.

Duket se interesimi i drejtuesve të Zonjës së Vjetër është aq i madh, saqë janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë dhe para në marrëveshjen për francezin.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, ka nevojë për fonde në ndërtimin e skuadrës, ndërsa Lacazette mund t’i sigurojë diçka të tillë, për më shumë, ai ka edhe dy vite në kontratën e tij, nga e cila përfiton 200.000 euro në javë.

Gonzalo Higuain (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Sipas The Athletic, Juventusi është i gatshëm ta shfrytëzojë situatën, duke e ofruar Gonzalo Higuainin, Douglas Costan apo Cristian Romeron, në marrëveshjen e shkëmbimit.

Lexo po ashtu: Douglas Costa për Lacazetten – operacioni i Juventusit për të transferuar sulmuesin nga Arsenali

Kampioni italian ka nevojë për një lojtar që do të luante në fazën ofensive së bashku me dyshen Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala në sezonin e ri. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com