Jo vetëm Inter e Lazio, në garë për Kumbullën futet edhe Juventus

31 Maj 2020

Tashmë është bërë traditë, çdo skuadër që kërkon një mbrojtës për të ardhmen, në listën e dëshirave nuk mungon emri i Marash Kumbullës. Inter, Napoli, Fiore e Lazio janë disa nga “bigët” e Serie A që prej kohësh kanë shprehur interesimin e tyre për Kumbullën. Në këtë garë të ethshme për qendërmbrojtësin kuqezi është përfshirë edhe Juventus.

Kumbulla

Sipas “La Repubblica”, “Zonja e Vjetër” nuk pritet të ndryshoj shumë në repartin e prapavijës, mund të sakrifikohet Alex Sandro, në shkëmbim për të arritur tek Emerson Palmieri, një lëvizje kjo për të rregulluar bilancet. Nuk është e thënë që Juve të mjaftohet vetëm me këtë lëvizje pasi drejtuesve të klubit bardhezi i pëlqen shumë edhe mbrojtësi i Verona, Marash Kumbulla. Përfshirja e Juves në këtë trataive vetëm sa turbullon edhe më shumë të ardhmen e 20-vjeçarit. Verona, ashtu siç shkruajnë prej kohësh mediat italiane, do të përpiqet të përfitoj sa më shumë nga ky interesim i madh për Kumbullën duke rritur vlerën e tij të kartonin nga 20 milion në 30 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com