Jo vetëm Messi, 3 yje të tjerë në garën për Këpucën e Artë

“Këpuca e Artë” nga viti në vit po bëhet edhe më shumë interesante. Të paktën 10 futbollistë garojnë për të fituar këtë trofe me rëndësi, por ajo që e bën edhe më tërheqës këtë garë është fakti që 4 futbollistë kanë shënuar numë të njëjtë golash. Rivaliteti duket mjaft i ashpër mes Edinson Cavani-t (PSG), Mohamed Salah-ut (Liverpool), Harry Kane-it (Tottenham) dhe Leo Messi-it (Barcelona).

Secili nga sulmuesit ka realizuar 24 gola dhe kampionatet ku ata luajnë, Ligue 1, Premier League dhe La Liga kanë koeficient të njëjtë, 2. Dhe shumëzuar me 24 golat, pikavarazhi shkon në 48.

Në vend të 5-të është Ciro Immobile me 23 gola të shënuar (46 pikë) dhe pas tij Jonas i Benfica-s. Edhe pse ai ka realizuar 30 gola, kampionati portugez vlerësohet me koeficientin 1.5, dhe shuma e pikëve është 45. Cristiano Ronaldo është në vend të 16-të të klasifikimit, dhe nuk ka shanse që të luftojë për këtë trofe. Ai deri më tani ka realizuar 16 gola dhe ka grumbulluar 32 pikë.

Renditja

1             Cavani   PSG        24           48

 

               Messi     Barcelona            24           48

               Salah     Liverpool             24           48

               Kane      Tottenham          24           48

5             Immobile             Lazio      23           46

6             Jonas     Benfica 30           45*

7             Agüero  Manchester City               21           42

8             Lewandowski     Bayern Munich   20           40

               Neymar PSG        20           40

10           Luis Suárez          Barcelona            20           40

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan