Joachim Low nuk mendon se Lewandowski do e meritonte Topin e Artë – trajneri gjerman ka një tjetër preferencë

31 Gusht 2020

Joachim Low ka thënë se Manuel Neuer e ka merituar më së shumti Topin e Artë, madje edhe para Robert Lewandowskit.

Tashmë është e ditur se ceremonia e çmimit prestigjioz nuk do të mbahet, shkaku që nikoqiri France Football e arsyetoi me ndërprerje të futbolli nga coronavirusi.

Bayern Munichu arriti që në këtë edicion të fitonte tripletën, me sulmuesin polak që ishte golashënuesi më i mirë në të gjitha garat.

Por, Low beson se Neuer e ka merituar të fitonte Topin e Artë për paraqitjet fenomenale që ka bërë te Bavarezët.

“Nuk kam asgjë kundër Robert Lewandowskit, ai është një top golashënues. Por, për mua, lojtari më i mirë në këtë vit është Manuel Neuer”, ka thënë trajneri i kombëtares së Gjermanisë për Kicker.

Lexo po ashtu: Lewandowski thotë se askush se ka merituar më shumë si ai Topin e Artë

“Manu ishte fantastik gjatë gjithë sezonit 2019/20 dhe ishte diçka e pabesueshme kur shikoni pritjet vendimtare që ka bërë”.

“Është mirë kur shikoni 15 gola siç bëri Lewandowski, mirëpo Neuer kishte të gjitha meritat për ndeshjet ndaj Lyonit dhe PSG-së, po të mos ishte ai në portë, rezultati do të ishte ndryshe”, ka shtuar më tej Low. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com