Joao Felix është prezantuar me fanellën e Atletico Madridit

08 Korrik 2019

Joao Felix është prezantuar zyrtarisht me fanellë në Wanda Metropolitano si transferimi më i ri i Atletico Madridit.

Talenti portugez e kompletoi transferimin e tij nga Benfica te skuadra spanjolle për 126 milionë euro, për t’u bërë kështu në njërin prej lojtarëve më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Talenti portugez te Los Cholchoneros do ta bartë numrin shtatë, numër ky që i takonte Antoine Griezmannit,edhe pse është ende pjesë e klubit.

🎥 | El momento en el que @joaofelix70 lució por primera vez la rojiblanca 🔴⚪#BienvenidoJoãoFélix #AúpaAtleti #PuroTalento pic.twitter.com/xBTdhtVKO1

— Atlético de Madrid (@Atleti) July 8, 2019

Benfica ditë më parë ka zbuluar planin e pagesave të Atletico Madridit për Joao Felix, me klubin nga La Liga që thuhet se pagoi vetëm 30 milionë euro për 19-vjeçarin këtë verë.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Joao Felix te Atletico Madridi, blerja më e shtrenjtë në histori

Skuadra spanjolle ka paguar vetëm 30 milionë euro për arritjen e marrëveshjes për sensacionin portugez.

Shifra e mbetur prej 96 milionë eurove do të merret në një datë të mëvonshme, me 90 milionë euro që plotësojnë klauzolën ndërsa gjashtë milionë euro mbeten si interes për pagesat me këste. Porto do të fitojë gjithashtu 1.2 milion euro, pasi Felix e filloi karrierën në akademinë e tyre. /Telegrafi/

www.telegrafi.com