Joao Felix ka statistika më të mira se sa Messi kur filloi karrierën si futbollist profesionist

13 Gusht 2019

Nënshkrimi i ri i Atletico Madridit, Joao Felix ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme që nga momenti kur u bë anëtar i Los Rojiblancosit. Madje, ai ka regjistruar shifra më të mira sesa Lionel Messi.

Ylli portugez ka shënuar ose asistuar një gol në çdo 36 minuta nga gjithsej 250 minuta që ka luajtur gjatë fushatës para-sezonale të klubit madrilen.

Messi asnjëherë nuk i ka arritur këto shifra, madje edhe në sezonën 2011/12, kur shënoi 73 gola dhe pati 29 asistime në 5,221 minuta, ku kishte një mesatare prej 51 minutash.

Joao Felix (Photo by Charlie Crowhurst/International Champions Cup/Getty Images)

Pas fitores 2-1 të Atleticos kundër Juventusit, Joao ka regjistruar ndeshjen e 43-të si lojtar profesionist, duke shënuar 20 gola dhe ka siguruar 11 asistime.

Këto numra janë më të mira se të Cristiano Ronaldos në 43 ndeshjet e para, ku kishte gjetur gjashtë herë rrugën e golit dhe ka pasur nëntë asistime.

Ndryshe, futbollisti 19-vjeçar shënoi golin e parë me klubin e ri në miqësoren e fituar 7-3 kundër Real Madridit, kundër siguroi edhe dy asistime. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan