Joao Felix te Atletico Madrid – menaxheri Jorge Mendes do t’i fitojë 36 milionë euro

17 Qershor 2019

Joao Felix do të shitet me shumë gjasë për 120 milionë euro te Atletico Madrid, ndërsa super menaxheri i tij Jorge Mendes do ta marr një pagesë prej 36 milionë eurove nga kjo shumë. 

Ka pasur shumë klube të mëdha që kanë qenë në garë për të riun premtues të Beficas, Joao Felix.

Sipas MARCA, Atletico Madrid e ka fituar garën me klubet e tjera dhe së shpejti do të bëhet zyrtarizimi.

Atletico do t’ia paguajë  Benfican plot 120 milionë euro për transferimin,  ndërsa sipas Record, super menaxheri Jorge Mendes, që i ka 30 për qind të kartonit të lojtarit do të marr 36 milionë euro.

Manchester City, Manchester United, PSG dhe Real Madrid kanë qenë në garë për djaloshin.

19 vjeçari që konsiderohet si ‘Ronaldo i ri’, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë shtatë asistime, duke e fituar kampionatin me Benfican.

Ai ka debutuar edhe me kombëtaren A të Portugialisë.  Felix shihet si zëvendësim ideal për Antoine Griezmann që pritet të largohet.

Nga klubet janë larguar edhe Lucas Hernandez, Diego Godin dhe Juanfran. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan