REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Interi shpreson të përdorë mesfushorin Joao Mario në një shkëmbim huazimesh

Joao Mario për Correa apo Carrasco?

11 Janar 2018 23:51

Interi shpreson të përdorë mesfushorin Joao Mario në një shkëmbim huazimesh me Joaquin Correa të Sevilla-s ose më pak të mundshëm me Yannick Carrasco të Atletico Madrid.

Nuk është sekret, që portugezi dëshiron të lëvizë, pasi kërkon të luajë më tepër në prag të Kampionatit Botëror.

Zikaltrit kanë paguar 40 milionë euro për të nënshkruar me atë nga Sporting CP në gusht 2016 dhe nuk duan ta shesin me humbje, prandaj shpresojnë që ta huazojnë me shpresën, se ai do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë dhe të sjellin një lojtar tjetër në këmbim.

Sipas “FCInterNews.it”, dy kandidatët e fundit për një shkëmbim të Joao Mario janë të dyja në Spanjë.

Sevilla tani drejtohet nga Vincenzo Montella, i cili mund të lejojë, që Correa të shkojë në Inter për gjashtë muaj në këmbim të Joao Mario.

Një alternativë tjetër më pak e mundshme do të ishte Yannick Ferreira Carrasco i Atletico Madridit.

Në të dyja rastet, mund të ketë një mundësi për ta blerë, por shanset më të mëdha janë vetëm për huazim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Argjentinasi ka fituar 5 tituj të Serie A me zikaltrit

Cambiasso ironizon afrimin e Interit

22 Janar 2018 17:07

Tifozët e Interit, por edhe trajneri Spalletti e priti me padurim afrimin e mesfushorit Rafinha nga Barcelona, por ish-mesfushori Esteban Cambiasso nuk ka të njëjtin mendim me drejtuesit. Argjentinasi ka shprehur zhgënjimin e tij mbi afrimin e Rafinha-s.

Rafinha i është bashkuar Interit në huazim me formulën për ta blerë në fund të sezonit, por Cambiasso - i cili fitoi pesë kampionate dhe Ligën e Kampionëve me Interin midis 2004 dhe 2014 – theksoi se zikaltrit duhet të kishin synuar më lart.

"Ata janë duke sjellë një rezervë të Barcelonës...", tha mesfushori për “Sky Sport Italia”. “Kanë afruar një lojtar interesant, por Barça e lejoi të largohet, sepse ai nuk është duke luajtur. Kjo është e vërteta", shtoi Cambiasso. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Bëmë baba të të ngjaj

Juventus rikthen Pirlo-n?

22 Janar 2018 15:32

Pirlo te Juventus. Nuk bëhet fjalë për një rikthim të madh të tijin në Torino, por për një histori të re që pritet të fillojë. Siç raportn "Correiere della Sera", djali i legjendës italiane, Nicolo mund të bëjë një provë me bardhezinjtë dhe të luajë më pas me ekipin U-16.

Momentalisht ai luan me Pecetto, ku mban numrin 8-të në fanellë. Nicolo ka lindur më 1 qershor të vitit 2003 dhe ka aftësi të jashtëzakonshme me topin, ashtu sikurse i ati i tij.

"Më ka ngjarë shumë, është tenknik dhe pak agresiv, argëtohet kur luan futboll, që është gjëja më e rëndësishme"- ka thënë Pirlo për të birin, që me shumë gjasa do të jetë ylli i ardhshëm i "Zonjës së Vjetër". /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Mbrojtësi nuk ka duruar dot

Santon mbyll profilin në Instagram pas gabimit ndaj Romës

22 Janar 2018 14:29

Nëse e kërkon në Instagram, ai nuk gjendet. Davide Santon e ka mbyllur menjëherë profilin e tij në rrjetin social. Dhe shkaku është gabimi i bërë në takimin e mbrëmjes së djeshme Inter-Roma, ku lojtari zikaltër ishte fajtori kryesor për golin e avantazhit të romanëve.

Duket se populli zikaltër është nxehur së tepërmi me atë gafë të bërë nga mbrojtësi dhe nuk i ka kursyer kritikat dhe ofendimet në adresë të tij.

Kur po zëvendësohej nga Dalbert, ai u kërkoi dy herë falje tifozëve. Kjo i bëri përshtypje edhe trajnerit Spalletti i cili tha: “Nëse ai më kërkon falje mua, atëherë nuk e fus më në lojë”.

Me këtë, tekniku zikaltër dëshiron të thotë që të tilla gjëra janë normale.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
"Zonja e Vjetër" beson se "SuperMario" është pjekur

Balotelli drejt Serie A, Juvja përgatit goditjen e madhe

22 Janar 2018 13:48

Juventusi është duke përgatitur një goditje të madhe në merkaton verore të radhës.

Me fanellën bardhezi do të vishet një nga sulmuesit më të veçantë të Italisë dhe Evropës, Mario Balotelli.

Italiani po kalon një formës shumë të mirë aktualisht te skuadra e Nice-s në Francë, ku ka shënuar 17 gola që nga nisja e sezonit.

Në dy sezone me skuadrën franceze, ai ka realizuar 35 gola në 51 takime, duke treguar se ka lënë pas momentin negativ në Serie A.

Në verë atij i përfundon kontrata dhe është një futbollist i lirë. Pikërisht këtë dëshiron që të shfrytëzojë edhe “Zonja e Vjetër”, që ka besim se tani “SuperMario” është më i pjekur.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, çelësi për finalizimin e transferimit do të jetë marrëdhënia e mirë midis klubit torinez dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola.

Pritet që ai të firmosë për 5 vitet e ardhshme me bardhezinjtë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment