John Terry tani bëhet komentator në… Egjipt

15 Gusht 2018

John Terry është gati të nisë zyrtarisht një aventurë të re si komentator televiziv . Pasi vari këpucët në “gozhdë” këtë verë, ish kapiteni i Chelsea vendosi të pranonte ofertën e ardhur nga Egjipti, ku prej disa javësh ka nisur detyrën si komentator i Pyramids TV, një kanal tematik në pronësi të Pyramids FC (klub që aktualisht renditet në vendin e dytë në Premier League Egjiptiane).

Përveç Terry-t, yje të tjerë të futbollit si Roberto Carlos dhe Mido kanë marrë pjesë tashmë në programet e Pyramids TV, ndërsa sipas asaj që raporton “Sun”, në të ardhmen me klubin egjiptian do të bashkëpunojnë edhe Ronaldinhon, Didier Drogba, Alan Shearer dhe Rio Ferdinand. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan