Jorgji rikthehet në Korçë, në Laç gjykon ish-arbitri i FIFA-s

Sektori i Gjykimit në FSHF ka caktuar edhe arbitrat kryesorë që do të drejtojnë në takimet e sotme. Në ndeshjen e orës 17:00 mes Skënderbeut dhe Flamurtarit është vendosur Enea Jorgji, arbitri që një sezon më parë i hoqi korçarëve titullin kampion nga duart në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. Edhe pse klubi korçar e ka shpallur “non-grata” pas asaj ndeshjeje, Jorgji është rikthyer edhe disa herë për të drejtuar ndeshjet e tyre.

Në takimin e orës 14:00 në Laç, është vendosur që kryesor të jetë Andi Koçi. Gjyqtari që ka pasur dikur stemën e FIFA-s, nuk është kontestuar asnjëherë nga të dyja skuadrat dhe kjo duket se ka qenë arsyeja përse është vendosur emri i tij. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan