Jose Mourinho i tregon Liverpoolit si ta ndalin Lionel Messin: Duhet të krijosh një ‘kafaz’

19 Prill 2019

Si ta ndaloni Lionel Messin? Epo, Jose Mourinho e ka një përgjigje për Liverpoolin se çfarë të bëjë për ta ndalur argjentinasin. 

Messi është duke shijuar një edicion të jashtëzakonshëm si në planin personal ashtu edhe ekipor.

Ai vazhdon të shënojë gola dhe këtë e bëri edhe ndaj Manchester Unitedit.

Leo Messi now has 24 goals in 32 games against English clubs…#UCL pic.twitter.com/7KhChlo1GP

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 16, 2019

Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer nuk ishin në gjendje ta ndalonin Messin.

Ish trajneri i Manchester United, Mourinho duke ofruar disa fjalë këshillimi për Jurgen Klopp përpara ndeshjes evropiane të Liverpool kundër Barcelonës së fuqishme.

“Messi ka një sezon fenomenal dhe tani me largimin e Juventusit dhe Cristiano Ronaldos, ai gjithashtu e di se Topi i Artë po e pret “.

“Sipas mendimit tim, është e lehtë ta kuptosh lojën e Messit, por nuk është e lehtë ta ndalësh, sepse ai kalon nga krahët në qendër dhe mund të bëjë çfarë të dojë”.

“Nuk mund të mbulohet një kundër një, sepse e kalon gjithmonë kundërshtarin. Për ta ndalur duhet krijuar një kafaz”, ka deklaruar Mourinho.

Lionel Messi e Jose Mourinho . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se nuk ka ndonjë plan dhe nuk e di se si ndalet Messi. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com