Jose Mourinho nuk i priste këto fjalë nga Eden Hazard

13 Tetor 2018

Eden Hazard-it i vjen keq për mënyrën se si ai ndikoi në largimin e Jose Mourinho-s nga Chelsea. Ylli belg i bluve të Londrës në një intervistë për “HLN”, fajësoi veten për largimin e portugezit, i cili tani po kalon një moment të vështirë te Manchester United, për shkak të rezultateve negative. Mourinho shikohet si përgjegjës për ecurinë jo të mirë te “Djajve të kuq”, ndërsa drejtuesit e bënë të qartë se nuk do ta shkarkojnë atë nga detyra.

Në 2014-15, Chelsea fitoi Premier League-n, kurse në sezonin e radhës gaboi, kjo edhe për shkak të nisjes së keqe të ekipit. Ylli belg e pranon se edhe ai ishte përgjegjës, pasi në 2015-2016 luajti sezonin tij më të dobët e gjithashtu mbrojti stilin lojës së Mourinho-s.

“Në 12 vitet e fundit, unë pata vetëm një sezon të keq. Bëhet fjalë për 6 muajt e fundit nën drejtimin e Mourinho-s. Pas titullit, i kërkuam trajnerit më shumë pushime. Kur unë u grumbullova, isha totalisht jashtë forme.

Nuk është e vërtetë që ai mendon vetëm për mbrojtjen. Nuk është aventurier si Guardiola, por kur fituam titullin ne shënuam shumë gola. Nëse më pyesin e cili është trajneri që do të doja të punoja prapë, do të thosha Moruinho”, tha Hazard. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.