Jovanoviç për EDS-në: Tavo s’ishte korrekt, Gjici është…

Ish-zëvendëstrajneri i Kukësit, Marko Jovanoviç, ka folur për Eduasportin.com. Ai tregon projektet e tij të reja, por sigurisht flet edhe për të ardhmen e tij, e cila duket shumë larg Ballkanit.

Serbi tregon edhe se çfarë bëri pas largimit nga Kukësi. “Pasi u largova nga Kukësi, fillova të mësoj mirë anglisht dhe greqisht që të jem më i kompletuar për projektet e ardhshme”, – e nis rrëfimin e tij Jovanoviç.

Ai tregon edhe për marrëdhënien e tij me Milinkoviçin. “Kam folur me të dhe kemi komunikim të mirë, pasi është si një baba për mua. E ruajmë komunikimin”.

Në lidhje me ngacmimet për ekipin e Kukësit tregohet diplomat dhe nuk del jashtë kornizave. “Kur klubi nuk ka rezultate, fajtorë janë të gjithë. Nga presidenti Gjici, drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe lojtarët”.

I pyetur drejtpërdrejtë për faktin se pse mendon se skuadra e Kukësit nuk është aq e mirë, ai përgjigjet direkt dhe pranon se ia ka thënë Gjicit këtë gjë. “Mendoj se Kukësi ka cilësi individuale, por nuk janë një skuadër e mirë. Duhet kohë për të ndërtuar një ekip cilësor”, – shton serbi.

Për Jovanoviçin, dy ekipet më të mirë në Shqipëri janë Partizani dhe Tiranë, pasi janë me traditë dhe kulturë, por edhe me të ardhme. Sigurisht, i pëlqen edhe Luftëtari.

Ai tregon respekt për Luftëtarin dhe tifozerinë gjirokastrite, por jo për presidentin Tavo. “Më pëlqen Luftëtari dhe ultrasit bluzinjë, por presidenti Tavo nuk ishte korrekt. E kam paditur atë në FIFA për 3 rroga dhe bonuse”.  

Jovanoviç ka treguar për EDS-në se mund të përfshihet në një projekt të ri. “Mund të shkoj në Mongoli me 80%, por opsion mbetet edhe Serbia dhe Shqipëria”, – përfundon Jovanoviç për portalin tonë. /EDS/   

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan