Jovic “ngrin” Milanin: Nuk largohem nga Real, Zidane beson tek unë

21 Gusht 2019

Luka Jovic ishte blerja e parë e madhe e Real Madrid në merkaton e verës. I transferuar nga Eintracht Frankfurt për 60 milion euro, sulmuesi serb u prit në “Santiago Bernabeu” me shumë optimizëm nga tifozët “los blancos”. Por entuziazmit ia zunë vendin shumë shpejt kritikat, sidomos ato të mediave pranë klubi madrilen.

Lukajovic Realmadrid

Jovic nuk e ndihmuan aspak paraqitjet në ndeshjet miqësore të verës, ndërsa menjëherë me nisjen e sezonit të ri në La Liga, filluan edhe zërat se aventura e tij me Realin do të përfundonte më shpejt nga sa ishte parashikuar. Të përditëshmet lokale prej ditësh flasin për huazimin e 19-vjeçarit në një tjetër skuadër ku do të fitonte eksperiencë, por ky opsion është hedhur poshtë nga vetë futbollisti. “mediat më bëjnë për të qeshur. Unë jam mësuar me kritikat dhe gjykimet negative që në ditën e parë kur u bëra profesionist. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë do të qëndroj te Real Madrid, pasi Zidane beson tek unë ashtu si në fillim”, ka thënë Jovic.

Jovic Zidane E1566385658900

Këto deklarata të sulmuesit zbehin ndjeshëm shpresat e Milanit. Klubi kuqezi ishte gati të priste sulmuesin në forma huazimi, por tashmë kjo pistë duket se është mbyllur përfundimisht.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan