Juanfran refuzon rinovimin, Atletico mund të mbetet pa fazën defensive

14 Maj 2019

Juanfran është duke menduar që të largohet nga Atletico Madridi – bën të ditur gazeta spanjolle, Marca.

Mbrojtësi veteran është duke menduar të ndjekë hapat e Diego Godinit dhe të largohet nga Wanda Metropolitano në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Atletico Madrid

Kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ka vendosur të mos e vazhdojë atë. Klubi spanjoll i ka ofruar kontratë njëvjeçare, të cilën ai nuk e ka nënshkruar.

Në rast të largimit, Juanfran do të ndjekë hapat e Lucas Hernandez, i cili ka nënshkruar për Bayern Munichun, si edhe të Godinit që pritet të transferohet te Interi.

Edhe Filipe Luis mbetet pa kontratë, ashtu që mund të ndjekë hapat e kolegëve të tjerë duke e vazhduar karrierën diku tjetër. /Telegrafi/

www.telegrafi.com