Juli Annee, mamaja beqare më seksi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 10:39
E fiksuar pas futbollit amerikan

Juli Annee është padyshim një nga mbretëresha e “Instagram”. Bukuroshja ka një numër të madh ndjekësish në profilin e saj, pothuajse 5 milionë. Ajo jeton në San Diego së bashku me vajzën e saj të vogël, e cila ka lindur kur Juli ishte vetëm 18-vjeçe. Që në atë kohë, fama e saj si nënë e vetme dhe tejet seksi bëri bujë në mediat sociale. Shumë personazhe e kanë komplimentuar për guximin që mori për të rritur vajzën e saj në një moshë shumë të re.

Përveç modelingut dhe dashurisë për detin, Juli ka një simpati të veçantë edhe për futbollin amerikan. Ndër të tjera asaj i pëlqen shumë të maskohet si; infermiere, police, zjarrfikëse dhe si shumë karaktere të tjera.

Brunia seksi nuk ndalet së postuari foto tejet sensuale në profilin e saj në “Instagram” ku merr pëlqime dhe komente pafund nga fansat. Nëse i hidhni një sy fotove të saj, me siguri do ta kurorëzonit si mamaja më seksi beqare. /EDS/  

FOTO/ Pak rëndësi kanë kritikat, Wanda mbetet kaq seksi

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 16:12

Dukej sikur kishte rënë paksa në qetësi pas kritikave të shumta që mori për formën e dobët fizike që tregoi në Ibiza me partnerin e saj, Icardin. Megjithatë, ky i fundit nuk nguroi që t'a mbronte bashkëshorten e tij simpatike. Wanda nuk e ka aspak problem për kritikat që i bëjnë, pasi është e ndërgjegjshme për fizikun e saj dhe se duhet të ushtrohet më shumë për ta tonifikuar.

 

Buen día Buenos Aires 🇦🇷

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on

Por, pavarësisht kësaj duhet të jemi të sinqertë, që ajo është nënë e pesë fëmijëve dhe natyrisht që nuk mund të jetë në të njëjtën formë si vite më parë. Megjithëse, 31-vjeçarja është me të vërtetë shumë seksi, pavarësisht celulitit që ka, si edhe shumë femra të tjera. Mes tyre edhe modelja e suksesshme, Bella Hadid. Së fundmi, modelja argjentinase ka publikuar një foto të shkrepur nga dhoma e hotelit ku po qëndron, ku duket tepër sensuale me një badi të zi. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

FOTO/ Pas gjashtë vitesh së bashku, Ramos dhe Pilar martohen

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
17 Korrik 2018 12:49

Martohen Sergio Ramos dhe Pilar Rubio. Çifti spanjoll ka tre fëmijë së bashku dhe janë në një lidhje prej gjashtë vitesh. Së shpejti kanë vendosur që të kalojnë në altar dhe të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë të shenjtë. Lajmin e kanë bërë të ditur të dy përmes postimeve të bëra në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Ajo tha po”, “Të dua”, dhe “Përgjithmonë”, janë disa nga mesazhet që mbrojtësi i Real Madrid ka shkruar karshi fotove me partneren e tij, ku i puth dorën, ku i ka vendosur edhe unazen.

Gjithashtu, edhe balerina, prezantuesja spanjolle, Pilar ka publikuar disa foto me bashkëshortin e saj të ardhshëm, ku ka shkruar “Ai tha po. Unë thashë po”, “Të dua përgjithmonë”.

32-vjeçari dhe 40 vjeçarja, edhe pse me një diferencë moshe mes tyre, e vulosën kështu historinë e tyre të dashurisë që filloi në vitin 2012-të. Më vonë ata u bënë një familje e madhe, pasi erdhën në jetë tre djemtë, Sergio (4-vjeç), Marco (2-vjeç) dhe Alejandro, që ka lindur disa muaj më parë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Sneijder nuk ka arsye të mërzitet, partnerja e tij është kaq seksi

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
16 Korrik 2018 15:56
Sa me fat ky djalë !

Wesley Sneijder është pranë përfundimit të karrierës së tij si futbollist ndërkohë që bashkëshortja e tij po korr sukses të paparë si modele. Youlanthe Cabau është një nga femrat më të komentuara dhe seksi që mund të keni parë ndonjëherë.

 

🦋

A post shared by Y O L A N T H E C A B A U (@yolanthecabau) on

ka një fizik tepër seksi, të cilin nuk heziton që ta shfaqë në rrjetet sociale. Ajo ka më tepër se një milion ndjekës në profilin e saj në "Instagram", ku poston foto të shumta me poza të 'nxehta'. Bukuroshja shpesh herë ka qenë imazh i veshjeve të brendshme për femra, ku natyrisht ka korrur padyshim sukses. /EDS/

**************************

 

Ocean air Salty hair 🌊

A post shared by Y O L A N T H E C A B A U (@yolanthecabau) on

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

Filming all day & night for #DNA 🎬 #NewSeries #Detective 🕵🏻‍♀️

A post shared by Y O L A N T H E C A B A U (@yolanthecabau) on

Nuk fitoi Kroacia, por bukuroshja Dervishi uron trajnerin Deschamps

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Korrik 2018 15:31

Ish-zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi ka uruar përmes një postimi të bërë në profilin e saj në "Facebook", kombëtaren e Francës për fitoren e arritur ditën e djeshme në finalen e madhe ndaj Kroacisë në Luzhniki. Bukuroshja shqiptare më parë ka shprehur simpatinë për ekipin përfaqësues të Kroacisë, duke qenë se është edhe ekip ballkanas, por që për fat të keq nuk ia dolën të triumfojnë në fund. Megjithëse, Jona nuk ka nguruar që të urojë teknikun Didier Deschamps dhe Francën e tij për trofeun e dytë të fituar në historinë e kombit tyre.

Karshi urimit, Jona ka publikuar edhe një foto ku shihet me trajnerin e "Gjelave", që natyrisht e ka realizuar në kohën kur ky i fundit drejtonte ekipin ndaj Shqipërisë në kualifikueset e Evropianit "Francë 2016". Gjithsesi, Dervishi mbetet një nga femrat më pozitive dhe simpatike të futbollit shqiptar, pavarësisht faktit që është shkëputur së fundmi nga institucioni ku punonte prej disa vitesh.

“Me Trajnerin e Kombetares Franceze , Didier Deschamps! Nje Fitore e bukur e ketij ekipi te madh!”- ka shkruar ajo karshi fotos./EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.