Juninho: Juventusi favorit, por ka një mënyrë se si mund t'i mposhtim

16 Dhjetor 2019

Legjenda e Olympique Lyon, Juninho Pernambucano beson se Juventus është favoritët në përballjen e tyre në Ligën e Kampionëve. 

Juninho që tani është drejtor sportiv në klubin francez, ka folur për përballjen dhe pikat e forta të ekipit italian.

“Juve është një përzierje e punës së palodhshme dhe cilësisë. Po flasim për një skuadër shumë të fortë, me Cristiano Ronaldon një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit”.

“Mbrojtja e tyre është e qëndrueshme, sulmi është vdekjeprurës dhe mesfusha është krijuese”, ka thënë Junihno.

Ndeshja e parë do të jetë në Lyon më 26 shkurt, ndërsa ajo thyese 17 mars në Torino.

Lexo po ashtu: Lyon – Juventus, Nedved: Shorti mund të ishte edhe më i vështirë

“Bianconerët janë favoritë, por nuk dua të them që kemi humbur, por për të fituar do të na duhet një ditë e përsosur, duke mos kursyer asgjë dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi”.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi shpresë për të kaluar tutje”, ka thënë ai. /Telegrafi/

www.telegrafi.com