Jupp Heynckes humbet mesfushorin kyç për sfidat vendimtare të vitit

16 Prill 2018

Arturo Vidal do të operohet në gju për shkak se është dëmtuar në stërvitjen e ditës së diel. Mesfushori i Bayern Munchen nuk do të jetë në fushë për një periudhë të shkurtër. Këtë la të kuptohet trajneri Jupp Heynckes në deklaratën e tij për shtyp të ditës së sotme.

“Ai u largua nga stërvitja pasi pati një dëmtim në gju”, tha fillimish trajneri i Bayern Munich. “Unë komunikova me mjekun, ai i bëri një grafi lojtarit dhe më tha se Arturo duhet të operohet, të bëjë një artroskopi (pastrim menisku). Vidal aktualisht është drejt rrugës për në Augsburg, aty ku do të kryejë ndërhyrjen”.

Vidal është lojtar i kombëtares së Kilit, e cila nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Mesfushori do të mungojë në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen të martën në mbrëmje, teksa humbje e madhe për të është mospjesëmarrja në dy takimet gjysmëfinale kundër Real Madridit për në Champions League. Dy ndeshjet kundër spanjollëve do të luhen më 24 prill dhe 2 maj. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan