Jurgen Klopp më nuk llogaritë në shtatë futbollistë

16 Prill 2019

Sipas të përditshmes britanike, “The Mirror”, Jurgen Klopp dëshiron të rinovojë skuadrën dhe ka bërë një listë prej shtatë lojtarësh që mund të shiten gjatë verës.

Pavarësisht nga sezoni i jashtëzakonshëm i Liverpoolit, ku janë lider të Ligës Premier si dhe janë pranë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, trajneri gjerman tashmë po planifikon vitin e ardhshëm.

Ai dëshiron të konsolidojë një projekt që po e kthen Liverpoolin në krye të skenës evropiane pas një dekade të parregullt dhe për këtë dëshiron të rinovojë skuadrën.

Strategu tashmë ka një listë prej dhjetë lojtarësh dhe shtatë prej tyre më nuk do të paraqiten edhe në sezonin e ri.

Clyne, Sturridge, Moreno, Mignolet, Origi dhe Matip dhe Lallana raportohet se më nuk do t’i shohim në fanellën e klubit anglez.

Ndryshe, Klopp nuk e përjashton mundësinë të largimit edhe të disa lojtarëve të tjerë që këtë sezon nuk janë paraqitur shumë te skuadra angleze. /Telegrafi/

www.telegrafi.com