Juve dhe Napoli shprehin interesim për Manolas

12 Qershor 2019

Juventusi dhe Napoli kanë kontaktuar me Mino Raiolan për të diskutuar rreth mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas.

Sipas Gazzetta dello Sport të dyja klubet janë duke i shqyrtuar mundësitë që ta transferojnë futbollistin grek.

Mirëpo, që të ndodhë kjo, ata duhet ta paguajnë klauzolën e lojtarit, e cila është në vlerë prej 36 milionë eurosh.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Kostas Manolas

Nga ana tjetër, vet Manolas kërkon pagë prej pesë milionë eurosh në sezon, që do të ishte shumë e lartë për Napolin, por jo edhe për Juven.

27-vjeçari luan te Roma nga viti 2014 kur u transferua nga Giallorossët për 15 milionë euro, ndërsa pos klubeve italiane atë e kërkojnë edhe Manchester Unitedi dhe Arsenali. /Telegrafi/

www.telegrafi.com