Juve dhe Roma projektojnë një shkëmbim të bujshëm

06 Prill 2020

Roma dhe Juventus janë dy skuadra që kanë raporte jashtëzakonisht të mira sa i përket transferimit të lojtarëve.

Së fundmi dy gjigantët italianë bënë një marrëveshje shkëmbimi mes dy mbrojtësve, ku Luca Pellegrini iu bashkua Juventusit dhe Leonardo Spinnazola shkoi te Roma.

Corriere dello Sport ka njoftuar se drejtuesit e dy klubeve kanë pasur biseda për një tjetër shkëmbim të lojtarëve.

Rolando Mandragora. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Juventus dhe Roma po mendojnë të shkëmbejnë mesfushorët Rolando Mandragora dhe Bryan Cristante.

Juventus e ka shitur Mandragoran te Udinese, por ka klauzolë rikthimi për 20 milionë euro.

22-vjeçari pëlqehet shumë nga Roma, ndërsa Bryan Cristante është lojtari që pëlqehet nga kampionët në fuqi të Italisë.

Bryan Cristante. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Përveç këtij shkëmbimi që pritet të ndodhë në verë, Roma po synon edhe transferimin e sulmuesit Federico Bernandeschi nga Juventusi.

Zonja e Vjetër për reprezentuesin italian kërkon 35 milionë euro, para që Roma është gati t’i shpenzojë për Bernardeschin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan