Juve ka marrëveshje me Barcën që të tërheqë interesimin për De Ligt

15 Prill 2019

Juventusi ka bërë kompromis me Barcelonën që të tërheqë interesimin për Matthijs de Ligt – bën të ditur AS.

Zonja e Vjetër është ndër klubet e interesuara për shërbimet mesfushorit të talentuar të Ajaxit, për të cilin konkurron pikërisht me Blaugranët.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Matthijs de Ligt

Mirëpo, Juve është pajtuar që të tërhiqet duke e lejuar Barcën që ta transferojë futbollistin 19-vjeçar.

Samuel Umtiti (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, për këtë kompromis, Samuel Umtiti pritet ta vazhdojë karrierën te kampioni i Serie A.

Bianconerët duan ta përforcojnë mbrojtjen në edicionet e ardhshme, ashtu që 25-vjeçari është një prej shënjestrave kryesore. /Telegrafi/

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Samuel Umtiti

www.telegrafi.com