Juve ka një alternativë tjetër nëse nuk nënshkruan me Bellerin

Juventusi mbetet i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin këtë verë, pavarësisht faktit që 22-vjeçari vlerësohet mbi 40 milionë euro. Me këtë shifër në mendje, bardhezinjtë kanë filluar procesin e kërkimit të alternativave të mundshme nëse nuk mbërrijnë dot te spanjolli.

Sipas “Il BiancoNero”, Juve ka shënjestruar mbrojtësin e krahut të Manchester United, Matteo Darmian si alternativë për Sando. Ish-mbrojtësi i Torino-s do të lejohet të largohet nga “Old Trafford” për një tarifë prej 15-20 milionë eurosh, pasi nuk është në planet e José Mourinho-s.

Drejtorët Beppe Marotta dhe Fabio Paratici mund të kenë një verë të ngjeshur, pasi në merkato pritet të ketë disa lëvizje në mbrojtje. Stephan Lichtsteiner, Alex Sandro dhe Kwadwo Asamoah kanë qenë të lidhur me me disa klube të tjera, kryesisht braziliani. Mattia De Sciglio është i vetmi që do të mbetet pas përfundimit të këtij sezoni. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan