Juve ka një tifoze super të zjarrtë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
31 Mars 2018 12:20

Juventus ka tifoze të shumta në mbarë botën. Kampionët e Italisë shquhen për ultraset e tyre tejet seksi, sidomos për modelet të cilat nuk hezitojnë të veshin fanellën bardhezi në shenjë mbështetjeje për ekipin e tyre të zemrës. Njëra prej tyre është edhe Ana Danciu. Bukuroshja rumune është e pasionuar pas futbollit dhe Italisë, veçanërisht pas "Zonjës së Vjetër". Ana ka një simpati të madhe për skuadrën torinase dhe lojtarët e saj, ajo këtë e ka treguar edhe përmes fotove që ka postuar shpesh herë në rrjetet sociale. Sportmediaset i ka kushtuar një artikull të veçantë biondinës seksi, si tifoze juventine. /EDS/

Immobile shfaqet romantik nëpër rrugët e Milanos...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 13:33

Ciro Immobile është fotografuar në Milano me bashkëshorten e tij teksa kanë dalë për të bërë edhe shopping. Çifti simpatik nuk ka hezituar që të shkëmbejë edhe një puthje romantike gjatë xhiros. Duket që 28-vjeçari është shumë i lumtur pranë partneres së tij dhe pas fitores 4-0 në fundjavë ndaj Sampdorias, ku realizoi edhe dy gola.

Ylli i kryeqytetasve duhet të jetë gati dhe në top-formë për ndeshjen e radhës që do të luajnë të dielën ndaj Torinos në transfertë. Takim i vlefshëm për javën e 35-të të Serie A, ku djemtë e Simone Inzaghit do të kërkojnë tre pikët që të sigurojnë një vend për në Champions. Gara në javët e fundit të kampionatit është akoma më e fortë, pasi Roma, Lazio janë me pikë të barabarta në renditje përkatësisht 67 secila, ndërsa Inter i pozicionuar në vendin e pestë me një pikë më pak. Zikaltërit do të përballen me kryesuesin, Juventusin, i cili ka një pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që tashmë zyrtarisht kërkon t'i marrë titullin, pasi e mundi në "Allianz Stadium" në fundjavë. /EDS/

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 15:38

Riselda Selaj, është padyshim një ndër sportistet më të bukura shqiptare. Mjafton të shikoni fotot dhe padyshim që do të jeni dakord me këtë. E lindur më 7 prill të vitit 1993, Riselda është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Përveç kësaj, bukuroshja ka fituar dy herë radhazi pesë medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ndër vite, 25-vjeçarja është shpallur gjimnastja më e mirë në vend ndërsa ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian, ku ka bërë shfaqje tejet të mira. Duke parë gjendjen jo të mirë të këtij sporti në vend, Selaj vendosi që të tërhiqet dhe të fokusohet tek shkolla dhe profesioni i saj. Ajo momentalisht punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Riselda ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Kompjuterike në kryeqytet. /EDS/

Gjyqtarja seksi lë futbollin për... pushime në Dubai

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 11:20

Është një ndër vajzat e bukura që ka hyrë së fundmi në futbollin shqiptar. Flasim për gjyqtaren e re të futbollit, Xhoana Malkon, e cila pasi la Greqinë, u fokusua në futbollin shqiptar në fushën e gjykimit. 19-vjeçarja dallon për postimet e pafundme në rrjetet sociale, jo vetëm nga ndeshjet e saj. Ndodh shpesh të tregojë edhe format e saj, si një pjesë e mirë vajzave ditët e sotme.

Kjo e ka bërë edhe një nga vajzat më të bukura të sportit shqiptar. Së fundmi ajo është në Dubai për pushime dhe rrjetet sociale i ka mbushur me foto nga kryeqendra arabe, duke u “zhveshur” edhe për plazh. Në Shqipëri i kemi hequr xhupat, më saktë deri pasdite, pasi më vonë temperaturat ulen. Për Xhoanën është koha për plazh. “Vuaj” Xhoana, “vuaj”! Ne me zor po presim të marrim pushimet.... Por një pyetje për Xhoanën: pse vetëm me pushime, apo sekret?! /EDS/

Ashlyn, një modele seksi e pasionuar pas golfit

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
21 Prill 2018 16:51
Shumë pasione ka kjo vajzë...

Ka pasion, fotot, golfin dhe boksin. Ashlyn Singh, është një nga modelet simpatike amerikane që ka një dashuri të veçantë për sportin e golfit. Bukuroshja ka pozuar për marka të suksesshme në botë siç janë: Hersey, Express Clothing, Verizon Wireless, Crest, Tirefly, PlayStation, Transact, Mason Medical dhe Best Humidors. Momentalisht tani ajo jeton në Cabo San Lucas, Meksikë, ku ushtron edhe profesionin e saj. 34-vjeçarja ka pozuar edhe për revistën e famshme “PlayBoy”.

Ashlyn poston foto të shumta tejet seksi në profilin e saj në “Instagram”, për 19.6 mijë fansat që e ndjekin. /EDS/