Juve nuk ndalet, tripletë ndaj Fiorentinës

Juve nuk ndalet, tripletë ndaj Fiorentinës

Juventus ka shënuar fitoren e radhës në kampionat, pasi ka mposhtur Fiorentinën në transfertë me rezultatin 0-3. Fillimisht ka qenë Bentancur që ka gjetur golin e avantazhit, i pasur nga mbrojtësi Chiellini dhe më pas ylli i skuadrës, Ronaldo ka vulosur nga pika e bardhë golin e tretë për skuadrën.

Një fitore tepër e çmuar për bardhezinjtë e Allegrit që vazhdojnë kryesimin bindshëm më 40 pikë. 13 fitore dhe një barazim për 14 javë kampionat. Statistikë fantastike për kampionët në fuqi të Serie A që duken të pandalshëm edhe këtë sezon. Me ardhjen e sulmuesit portugez duket që skuadra ka gjetur një ritëm edhe më të mirë loje, ku pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” është ambientuar mjaft mirë dhe shpejt. Ronaldo shënoi sonte golin e dhjetë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Në fillim të lojës lojtarët e Juves, të udhëhequr nga kapiteni Chiellini vendosen lule në stadium në përkujtim të kapitenit të ndjerë, Davide Astori. Gjithashtu edhe të dy grupimet e tifozëve e nderuan ish-mbrojtësin që u nda nga jeta më 4 mars të këtij viti. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.