Juve shpreson që Dybala të kthehet ndaj Lyonit

28 Korrik 2020

Juventusi shpreson që Paulo Dybala të rikuperohet nga lëndimi i kofshës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, të cilën e zhvillon më 7 gusht.

Sulmuesi argjentinas u detyrua ta lëshonte fushën në fitoren prej 2-0 kundër Sampdorias si pasojë e një problemi muskulor.

Zonja e Vjetër e fitoi Scudetton e nëntë radhazi, mirëpo lëndimi i 26-vjeçarit e zbehu paksa festën.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Bianconerët janë në kërkim të një vendi në çerekfinale të garës më të madhe evropiane, ndërkohë që në përballjen e parë kanë humbur me rezultat 1-0 nga ekipi francez.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar një problem muskulor të Dybalas në kofshën e këmbës së majtë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com