Juve ‘trondit’ merkaton, bën gati super ofertën për yllin holandez

16 Tetor 2018

Juventusi është gati të paguajë 50 mln euro për të nënshkruar me mbrojtësin e qendrës Matthijs de Ligt nga Ajax. Matthijs de Ligt dha një përgjigje zbuluese kur u pyet për të ardhmen e tij, pasi ai ndihmoi Holandën të arrinte një fitore mbresëlënëse 3-0 ndaj Gjermanisë. 19-vjeçari konsiderohet gjerësisht si mbrojtësi më i mirë në futbollin evropian, pasi ka ka debutuar me ekipin e parë të Ajax vetëm 16 vjeç.

De Ligt është kapiten në klubin e madh holandez duke grumbulluar mbi 70 paraqitje për klubin e Amsterdam. Tani një element kryesor për Holandën në skenën ndërkombëtare, e ardhmja e aoleshentit shpesh është në qendër të vëmendjes së shumë mediave, duke pasur parasysh potencialin dhe pjekurinë e tij në një moshë kaq të re. Megjithatë kur u pyetën se ku do të preferonte të shkonte me pushime, përgjigja ishte pak më e dukshme.
“Nëse unë do të zgjidhja një për pushime, ku do të ishte; Manchester apo Barcelona? Mendoj se është e qartë: Vendi ku temperatura është më e mirë”, tha ai. Që nga debutimi i tij ndërkombëtar, de Ligt ka formuar një partneritet të pabesueshëm me mbrojtësin e Liverpool-it, Virgil van Dijk. Çifti e ka mbrojtur tre herë portën pa pësuar gol në shtatë ndeshje që kanë luajtur sëbashku – duke mposhtur skuadrat e Portugalisë dhe Gjermanisë përgjatë rrugës.

Manchester United dhe Barcelona po e shohin me shumë interes, holandezin, por edhe Juventusi njoftohet se e ka bërë Matthijs de Ligt objektivin e tyre numër një. Mbrojtësi ishte i lidhur me bardhezinjtë në verë dhe ishte entuziast për perspektivën e transferimit në Torino. Sipas “Tuttosport”, De Ligt është objektivi kryesor i Juventusit dhe ata madje janë të gatshëm të paguajnë çmimin prej 50 milionë eurosh për të nënshkruar me të. /EDS/

***********************
Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan