Juven e ka makth, Spaleti me një bilanc të frikshëm ndaj “Zonjës”

10 Dhjetor 2018

Makthi i Luçiano Spaletit është një skuadër që vesh fanellat me shiritat vertikalë bardhezi. Kjo e torturon që në fillimet e karrierës së tij dhe vazhdon ende sot e kësaj dite. Madje, sa më shumë përballen, aq më të frikshëm dhe shqetësues bëhen numrat, pak a shumë si ato të cilët ka ofruar Interi në 6 ndeshjet e fundit, ku ka grumbulluar vetëm një fitore.

Dhe nëse në fundjavën që lamë pas, dikush mendonte se mund të ndryshonte diçka, mbi të gjitha vetë Spaleti e kishte shpresuar këtë, përfundimi ishte i njëjtë: një tjetër humbje, pavarësisht një ndeshjeje të luajtur shumë mirë për Interin. Pas disfatës së të premtes në “Allianz Stadium”, Juventusi e dënoi për të 20-ën herë Luçiano Spaletin në karrierë, në 26 përballje në total që trajneri toskan ka ndaj bardhezinjve.

Bilanci plotësohet me vetëm 2 suksese (Roma-Juve 3-1 në 2017-ën, në Serinë A dhe Juve-Roma 2-3 në 2006-ën, në Kupën e Italisë) dhe 4 barazime për ish-teknikun e Empolit, Sampdorias, Venecias, Udinezes dhe Romës.

Ndoshta, edhe për shkak të Juventusit, Spaleti vendosi që të emigrojë për disa vite në Rusi, por pas rikthimit të tij, sërish bilanci mbetet mjaft negativ: në 6 ndeshje vetëm një fitore, një barazim dhe katër humbje. Shkurt, kur 59-vjeçari sheh “Zonjën e Vjetër” përpara, dhimbjet e kokës janë të garantuara dhe kurën për ta frenuar atë nuk e ka gjetur ende.

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan