Juventus apo Bayern? Ylli i Liverpool vendos këtë javë për të ardhmen!

Juventus nuk po heq dorë nga Emre Can të Liverpool. Sipas Tuttosport, Juventusi ende është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit. Edicioni i sotëm i gazetës ka dhënë informacione të reja rreth të ardhmes së lojtarit të kombëtares së Gjermanisë, i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga Bayern Munchen.

Sipas gazetës me qendër në Torino, Can është ende me dy mendje rreth të ardhmes, pasi po shqyrton ofertat e të dy klubeve, me agjentët që po e shtyjnë të pranojë ofertën e bërë nga gjigantët e Serie A.
Juventusi i ka ofruar Emre Can një kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 5 milion euro në vit. Paratë, megjithatë, nuk janë gjëja më e rëndësishme në këtë tratativë, sepse informacionet që vijnë nga kompania që menaxhon lojtarin, tregojnë që ata duan që lojtari të transferohet te Juventusi, për faktin sepse klubi ka dhënë prova se punon me seriozitet kur është fjala për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të lojtarëve të tyre. Mjafton për të përmendur karrierën e lojtarëve si Pogba, Vidal dhe Morata. Kur erdhën në Torino, ata ishin futbollistë që premtonin, por u larguan si yje.

Drejtori futbollistik i Juventusit, Fabio Paratici është një admirues i hershëm i Can, ku në të kaluarën ka tentuar të nënshkruante me të, kur gjermani aktivizohej me Bayer Leverkusen, por lojtari preferoi të transferohej tek Liverpool.
Lojtari pritet t’i japë Juventusit një përgjigje përfundimtare në 24-48 orët e ardhshme, me zonjën e vjetër që shpreson të jenë lajme pozitive. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan