Juventus dëshiron yllin anglez të Manchester United

17 Tetor 2018

Marcus Rashford është shfaqur si një objektiv për Juventusin. Sulmuesi i Manchester United shkëlqeu në fitoren 3-2 të Anglisë ndaj Spanjës të hënën, duke dhënë asistin në golin e parë të Raheem Sterling, ndërsa shënoi të dytin. Megjithatë Rashford, ka luftuar për të luajtur rregullisht te ekipi i Jose Mourinhos këtë sezon. 20-vjeçari ka luajtur 52 herë në sezonin e fundit, duke shënuar 13 herë. Ai ka qenë i rregullt që nga debutimi i tij në ekipin e parë në shkurt 2016. Ai ka shënuar tri herë për Anglinë këtë sezon, duke grumbulluar 6 gola në 29 ndeshje.

Kampionët e Serie A kanë hedhur shikimin me admirim mbi Rashford, i cili vlerësohet rreth 65 milionë sterlina. “Juventusi po monitoron situatën e Rashford, dhe ata janë të gatshëm për të bërë një ofertë për të në janar. Goli i tij kundër Spanjës konfirmoi se ai ka atë që duhet për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm”, tha një raport shkruan “The Sun”.

Megjithatë United do t’i rezistojë fuqishëm përpjekjeve të klubit të Torinos për të nënshkruar me sulmuesin. Rashford është nën kontratë në “Old Trafford” deri në vitin 2020, me mundësinë e një sezoni të mëtejshëm. Ai tashmë ka ndihmuar United të fitojë Europa League, FA Cup dhe League Cup. 20-vjeçari ka filluar vetëm katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke bërë tri paraqitje të tjera nga stolit. Goli që ai shënoi për “Tre luanët”, do të jetë një motiv më shumë për atë që të tregoj më të mirën edhe me United. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan