Juventus dhe Manchester City në garë për Aouar

07 Shkurt 2020

Houssem Aouar po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion me Lyonin.

Mesfushori i talentuar francez ka qenë vendimtar për skuadrën e tij, duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë gjashtë asistime.

Tuttosport ka raportuar se Aouar do të qëndrojë vetëm deri në verë në Lyon, pasi tanimë pas tij janë vënë skuadrat e mëdha.

Kampioni i Italisë, Juventusi prej kohësh është duke e ndjekur lojtarin dhe synon afrimin e tij.

Houssem Aouar. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Por së fundmi garës për të i është shtuar edhe kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.

21-vjeçari ka treguar haptazi se dëshira e tij është të luaj me ndonjë skuadër më të fortë se sa Lyon.

Por ai mund të qëndrojë edhe në Ligue 1, pasi interesim ka shfaqur edhe PSG.

Gjithsesi Lyon është i hapur ta shes yllin e saj, por kërkon së paku të fitojë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com