Juventus gjen qendërmbrojtës, vetëm 16 vjeç

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 20:09
Një nga qendërmbrojtësit më premtues në Evropë

Ai quhet Radu Dragusin dhe është një nga qendërmbrojtësit më premtues në Evropë. I lindur në vitin 2002, rumun, në pronësi të Sport Regal: Dragusin ka qenë prej kohësh në sytë e Atletico Madrid (Sport Regal është një klub satelitor i madrilenëve) dhe Paris Saint Germain.

Por, Juventus duket se e ka djegur garën: në provë që nga dhjetori, Dragusin i ka bindur të gjithë. Dhe tani kompanitë janë duke negociuar: kërkesa për Sport Regal është rritur në 250 mijë euro, Juve po punon për çmimin.

Ata besojnë te vlera e mbrojtësit të qendrës dhe po përshpejtojnë për ta marrë. Po të firmosë, Dragusin duhet të nisë me Juventusin që nga sezoni i ardhshëm, pasi nuk ka bërë ende 16 vjeç. /EDS/

Klopp në ekstazë, ironizon Barcelonën dhe ka një mesazh për Romën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 00:05
Gjermani i ngazëllyer

Fitorja me Romën ka ekzaltuar trajnerin Jurgen Klopp që tani kërkon finalen. Liverpool regjistroi një fitore të madhe në “Anfield” dhe kualifikimi duket shumë afër. Në përfundim të ndeshjes, gjermani u shfaq tepër i kënaqur ndërsa u dha një godite të fortë shpresave të tifozëve verdhekuq, që shpresojnë në një tjetër përmbysje si ajo me Barcelonën në “Stadio Olimpico”. “Në atë formë që është Salah është e pamundur të ndalohet nga mbrojtësit kundërshtar. Ai ka një ndikim masiv. Goli i parë ishte një gjenial, por rrjeta e dytë ishte një lëvizje e shkëlqyer. Ajo që mësova sonte është se ne mund t'i mundim ata në ndeshjen e dytë. Ne nuk jemi Barcelona - ata kanë fituar kaq shumë trofe në vitet e fundit, ne jemi të uritur. Kjo është arsyeja pse ne do të japim gjithçka për të marrë rezultatin e duhur në Romë", tha Klopp duke lënë të nëkuptohet se nuk e diskuton kalimin në finale ku do të përballet me Real Madridin ose Bayern Munchen.

"Goditja më e madhe është dëmtimi i Oxlade-Chamberlain. Pranimi i dy golave nuk është ideal, por ne mund ta përballojmë atë. Mendova se djemtë luajtën një lojë të klasit botëror. Për 80 minuta kemi qenë të mrekullueshëm. Do të isha shumë më i lumtur, nëse do të kishim fituar 5-1 ose 5-0, por djemtë nuk e arritën, por nuk mund ta kisha imagjinuar këtë para ndeshjes. Ne do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë”, shtoi trajneri gjerman. Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Robbie Fowler, ka mbetur i mahnitur pas performancës kundër Romës, duke folur për “BBC radio” ai tha: "Liverpool-i ishte mbresëlënës sonte, pak i shqetësuar dhe naiv në minutat e fundit, por para ndeshjes, nëse thonin se do të shënojnë pesë dhe do të pranojë dy gola, 99% e tifozëve këtu do të kishin qenë gati të hidhnin firmat”. /EDS/

FOTO | Mohamed Salah pushton Romën dhe rrjetet sociale

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 23:40

Mohamed Salah ishte protagonisti absolut i Liverpool në fitoren me goleadë ndaj Romës, duke shënuar dy gola dhe duke ndihmuar në dy të tjerë në suksesin 5-2 në “Anfield”. Me këtë fiotre të besuarit e Klopp janë vetëm një hap larg finales së Champions League. Diçka e tillë dukej një mision i paarritshëm në fillim të kompeticionit, por me shumë punë dhe një Salah në super formë anglezët kanë të drejtën të ëndërrojnë. Egjiptiani realizoi golin e 43 me fanellën e Liverpool në 47 ndeshje. Ai shënoi 16 në të njëjtin numër në ndeshjen për Romën një sezon më parë. Pas performancës fantastike ndaj verdhekuqve, në rrjetet sociale kanë filluar ironitë me Romën dhe jo vetëm. Për më tepër shikoni këto postime.

"Kjo është ajo që shikon Mo Salah çdo herë që luan në Anfield", shkruan një tifoz në "Twitter".

Një tjetër shkruan se ai meriton të fitojë "Topin e Artë".

Dikush tjetër ironizon Neymar ndërsa thotë se Salah i ka marrë vendin në garën për "Topin e Artë".

Një tjetër thumb.

Një tjetër ironizon se do të nënshkruajë me Paris SG.

Di Francesco nuk dorëzohet, beson te një tjetër mrekulli

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 23:14
Trajneri i Roma-s kërkon të pamundurën

Rezultati 5-0 do të ishte i pakapërcyeshëm, por 5-2 duket pak a shumë rezultati i pranueshëm për të parë se si shkoi situata deri në 10 minutat e fundit të luajtura në “Anfield Road”. Eusebio Di Francesco është i vetëdijshëm për këtë. “Ndeshje që ishte shumë ndryshe nga ajo që bëmë kundër Barcelona-s, patëm një nisje të mirë të lojës, më pas e humbëm pak mendimin dhe kapacitetin e të futurit në garë, tani po që jemi në vështirësi. Për 50 minuta nuk bëmë asgjë mirë, humbëm të gjithë kontrastin dhe nuk ishim të aftë që të bënim pesë metër avancim në mënyrë të thjeshtë”.

Me skemën 4-3-3 pati më shumë ekuilibër? “Jo, edhe në 20 minutat e para patëm ekuilibër të lojës, edhe pse po luanim në mbrojtje me tre. Në gjysmën e dytë vendosa një lojtar më shumë dhe shkoi më mirë. Për ndeshjen e kthimit ne duhet të besojmë. Kemi nevojë që të besojmë sepse në futboll është e mundur gjithçka edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë shumë ndryshe nga ndeshja që luajtëm kundër Barcelona-s, por ky nuk është proces, kemi arritur të paktën diçka me rëndësi”. /EDS/

U përball me një shi kritikash, Mustafi replikon dhe zbulon të ardhmen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 23:14

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka deklaruar se nuk i kushton shumë vëmendje kritikave në adresë të tij, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit të zhvilluara për “Gunners”. Futbollisti me origjinë shqiptare ka marrë kritika të shumta rreth rolit të tij në golin e parë të Manchester City-t në finalen e Kupës Carabao të luajtur në shkurt, duke pretenduar për një goditje të lirë pas një goditje të lehtë nga ana e Sergio Aguero.


Mustafi u kritikua më herët këtë muaj pasi ai i dha mundësinë Shane Long ta parakalonte, duke shënuar golin vendimtar për Southampton në Emirates. Pavarësisht se u kritikua nga shumë njerëz, për shkak të gabimeve, 26-vjeçari ka pohuar se ai është kritiku i tij më i madh. “Nuk i kushtoj vëmendje kritikave për aq kohë sa nuk është e nevojshme”, - deklaroi Mustafi për revistën gjermane “Kicker”.
“Unë jam kritiku im më i madh i vetes, por ndodh që disa njerëz preferojnë të flasin vetëm negativisht. Unë gjithmonë kam një film që luhet në mendjen time. Mund të jenë momente nga ndeshjet e mëparshme ose po mendoj mënyra si mund të mbrohem. Çfarëdo qoftë ajo, më ndihmon që të përqendrohem plotësisht në lojë”.


Edhe pse janë të shumtë ata që e kanë kritikuar, Mustafi gjithashtu deklaroi se është i lumtur në kryeqytet, pavarësisht se ka zëra për një largim të mundshëm në merkaton e verës. "Sezoni im ka qenë pak a shumë i njëjtë me atë të Arsenal-it, me ulje dhe ngritje, - shtoi ai. - Kohët e fundit besoj se po luaj mirë. Unë jam mirënjohës që luaj për një klub si ky, dua të luaj ku jam i lumtur dhe jam këtu jam i lumtur, sidomos kur jam i aftë të tregoj vlerat e mia”. /EDS/