Juventus gjen qendërmbrojtës, vetëm 16 vjeç

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 20:09
Një nga qendërmbrojtësit më premtues në Evropë

Ai quhet Radu Dragusin dhe është një nga qendërmbrojtësit më premtues në Evropë. I lindur në vitin 2002, rumun, në pronësi të Sport Regal: Dragusin ka qenë prej kohësh në sytë e Atletico Madrid (Sport Regal është një klub satelitor i madrilenëve) dhe Paris Saint Germain.

Por, Juventus duket se e ka djegur garën: në provë që nga dhjetori, Dragusin i ka bindur të gjithë. Dhe tani kompanitë janë duke negociuar: kërkesa për Sport Regal është rritur në 250 mijë euro, Juve po punon për çmimin.

Ata besojnë te vlera e mbrojtësit të qendrës dhe po përshpejtojnë për ta marrë. Po të firmosë, Dragusin duhet të nisë me Juventusin që nga sezoni i ardhshëm, pasi nuk ka bërë ende 16 vjeç. /EDS/

Milan është gati që të shesë një yll për të nisur merkaton

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 19:14
30 milion paund në lojë

Paratë në dorë duket se po tundojnë gjigantët italian që të shesin yllin e skuadrës këtë verë pasi përfunduan të gjashtët në renditjen përfundimtare të Serie A në sezonin e fundit. Milan duket se e rriti kërkesën në 45 milion paund para se merkatoja e verës të hapej. Dhe si rezultat, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ishte i dhënë pas qendërmbrojtësit të kombëtares italiane Leonardo Bonucci.

“Djajtë e Kuq” tashmë janë në treg, duke ndjekur yllin e Tottengam, Toby Alderweireld. Por, kjo marrëveshje tashmë është e vështirë, pasi presidenti i Spurs-ave Daniel Levy, i ka kërkuar Mourinho-s që të kërkojë diku tjetër.

E përditshmja britanike “Daily Express” thotë se ish-trajneri i Inter-it, i cili e njeh më së miri Bonucci-n për shkak të eksperiencës së tij në Serie A, është i gatshëm që të ofrojë 30 milion paund që ta bindë atë. 31-vjeçari ka qenë i pranishëm në San Siro vetëm për një sezon pas largimit nga Juventus gjatë verës së shkuar.

Sidoqoftë, Milan pas kufizimeve në merkato ku ka vetëm 150 milion euro për të bërë blerjet e reja, po shohin se i kanë mundësitë e kufizuara. “Daily Express” shton se Milan është gati që të nxjerrë në shitje Bonucci-n në mënyrë që të rrisë fondin për të bërë blerje gjatë merkatos.

United, më pas, mund të afrojnë mbrojtësin që ka mjaft eksperiencë për të rritur cilësinë e tyre në prapavijë për sezonin 2018/19. Mourinho ka ende para për të shpenzuar, ku është i gatshëm që të shesë Daley Blind te Ajax për 14 milion paund, por marrëveshja po vjen në rritje dhe mund të shkojë në 18.5 milion paund. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

VIDEO | Ronaldo zbret në Torino në mënyrë të fshehtë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 18:44
E pret një ditë e lodhshme

Marsiani është ulur në tokë me anijen e tij kozmike, larg nga syri i njerëzve. Ronaldo-Day është parashikuar që të jetë nesër, me vizitat mjekësore, xhiron në Continassa, fjalët e para për mediat si bardhezi, por sot ishte dita për uljen: Cristiano Ronaldo në fakt është me këmbët e tija në Torino. Aeroplani i tij privat, i nisur nga Madridi, ka mbërritur në orën 17:25 në aeroportin e qytetit të Italis veriore. Udhëtimi ‘top secret’ është studiuar në detaje për të shmangur një numër të madh tifozësh që do të ishte e vështirë që të largoheshin pa prekur yllin e ri t skuadrës.

Në marrëveshje me Sagat, shoqëria që mbikëqyr aeroportin, ishte rënë dakord që një makinë të ishte në dispozicion të lojtarit në pistë dhe më pas ta çonte atë në një vend sekret ku do të kalojë natën. Nëse Cristiano Ronaldo sot është në Torino, agjenti që negocioi këtë lëvizje të bujshme të kësaj merkatoje vere, Jorge Mendes, do të fluturojë drejt qytetit verior të Italisë individualisht për të qenë i pranishëm për prezantimin e sulmuesit. Këtë të hënë do të jetë një ditë e rënduar për Cristiano Ronaldo-n dhe për tifozët që e presin prej ditësh prezantimin e “goditjes” së shekullit. /EDS/

 

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Sot skadon klauzola e Icardi-t, çfarë do të ndodhë?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 12:25
Klubet jashtë Italisë e kanë të lehtë ta blejnë

Klauzola e shitjes për Mauro Icardi-n prej 110 milionë eurosh skadon sot në orën 23:59. Kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, që do ta kenë më të lehtë që ta blejnë kapitenin zikaltër.

Gjithsesi tek Interi janë të qetë. Dhe kjo sepse argjentinasi kurrë nuk ka kërkuar që të largohet dhe ai e ka bërë të qartë se nga klubi do të ikë vetëm nëse drejtuesit dhe trajnerit nuk do ta duan më. Ai të ardhmen e shikon vetëm si zikaltër.

Drejtori sportiv i klubit milanez Piero Ausilio është duke biseduar me futbollistin për të rinovuar. Aktualisht ai merr 5.5 milionë euro dhe ka firmosur deri në 2021, ndërkohë që me propozimin e ri pritet që rroga t’i shkojë në 7.5 milionë euro në një sezon deri ën vitin 2022.

Të dyja palët janë duke diskutuar edhe për një klauzolë, e cila vlen vetëm për klubet jashtë.

Nga 110 milionë euro që ishte, Interi synon që ta çojë 200 milionë euro, e në këtë mënyrë të barazojë vlerën e argjentinasit me standardet aktuale të tregut. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Prapaskena/ CR7 mund të luante për një tjetër klub të Serie A

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 11:34

E pabesueshme por e vërtetë. Napoli gjithashtu ka bërë një përpjekje për të transferuar Cristiano Ronaldo-n. Kjo është zbuluar nga gazetat kryesore sportive në Itali, nga La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport; marrëdhëniet e shkëlqyera midis agjentit Jorge Mendes dhe presidentit të ekipit Aurelio De Laurentiis ka bërë që, megjithëse në një nivel joformal dhe pa zhvilluar diskutime konkrete, Napoli ka vlerësuar të gjitha mundësitë e një operacioni 350 milionë eurosh.

Edhe pse të ardhurat e ekipit do të ishin rritur ndjeshëm, prej ardhjes së tij, duke menduar përfshirjen e një sërë klauzolash për të mbrojtur stabilitetin e klubit, De Laurentiis edhe pse i ekzaltuar nga mundësia e transferimit të një lojtari si CR7, vendosi ta refuzonte propozimin e Mendesit sepse një transferim i tillë do të shkaktonte pasoja shumë të rrezikshme tek ekuilibrat e ekipit.

Kjo nuk do të thotë se Napoli nuk do të përpiqet ti dhurojë tifozëve para përfundimit të merkatos një emër të rëndësishëm; nëse në frontin e Cavanit presidenti i ka dërguar një mesazh ish sulmuesit të tij, duke i kërkuar megjithatë një sakrificë përsa i përket pagesës, synimi i vërtetë i trajnerit të ri Carlo Ancelotti vazhdon të jetë "9" i Real Madrid Karim Benzema. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.