Juventus hidhet në sulm për yllin e Uellsit

30 Nëntor 2018
Juventus hidhet në sulm për yllin e Uellsit

Verën e ardhshme Aaron Ramsey nuk do të jetë më pjesë e Arsenal-it, sipas njoftimeve të mediave britanike, të cilat theksojnë se uellsiani nuk ka dëshirë që të rinovojë kontratën me “Topçinjtë”.

Për këtë arsye, shumë skuadra janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e tij. Në Itali, sipas “The Sun”, përveç Milan-it, tashmë në garë ka hyrë dhe Juventus. Ndërkohë që në Francë janë gjigantët e Paris Saint Germain ata që e duan.

Megjithatë, sipas britanikëve lojtari është i lidhur ngushtë me kalimin te Juventus. Por, italianët e kanë të qartë, ai duhet që të bashkohet me ta më shpejtë nga çfarë mendohet, pra që në janar. Kështu, pritet që të ketë tratativa ose çdo gjë të lihet përgjysmë.

Duke parë ofertat, Ramsey pritet që të bëjë zgjedhjen e së ardhmes, pasi në Europë janë të shumta ekipet që duan shërbimet e tij. /EDS/

*************      

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.