Juventus insiston për transferimin e Emersonit

02 Dhjetor 2019

Emerson Palmieri vazhdon të mbetet një objektiv madhor i Juventusit.

Kampioni në fuqi i Italisë është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe trajneri Maurizio Sarri insiston për anësorin e Chelseat.

Sarri dhe Emerson punuan së bashku te Chelsea dhe tekniku italian dëshiron të bashkohet me të në Torino.

Zonja e Vjetër synon transferimin e reprezentuesit italian qysh në afatin kalimtar të janarit.

Emerson Palmieri. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Madje mediat italiane kanë raportuar se Juventus është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për transferimin e Emersonit.

Megjithatë duket një operacion i vështirë pasi trajneri Frank Lampard e vlerëson shumë yllin italian.

Lampard ka besim të madh tek Emerson dhe e inkuadron në formacionin bazë para spanjollit Marcos Alonso. /Telegrafi/

www.telegrafi.com