Juventus – Lyon pritet të zhvillohet më 8 gusht, derisa UEFA planifikon rikthimin e Ligës së Kampionëve

06 Maj 2020

UEFA thuhet se ka vendosur që Liga e Kampionëve përfundimisht të rikthehet, derisa përballja e dytë mes Juventusit dhe Lyonit të zhvillohet më 8 gusht.

Sipas gazetës franceze RMC Sport, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka mbajtur një video-konferencë me presidentët e klubeve që janë në garë, për t’u konfirmuar dëshirën që gara të vazhdojë.

Në atë takim,  është bërë e ditur se ky edicion i garës më të madhe për klube në Evropë duhet të përfundojë.

Sezonet duhet të përfundojnë detyrimisht deri në fund të muajit korrik, në mënyrë që Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës të mbyllen në muajin gusht.

RMC Sport më tej bën të ditur se përballja e dytë e 1/8 së finales mes Juventusit dhe Lyonit do të zhvillohet më 8 gusht, derisa po presin vendimin e autoriteteve italiane se është e sigurt të zhvillohen ndeshjet atje.

Zonja e Vjetër e kishte humbur takimin e parë 1-0 ndaj francezëve me golin e shënuar nga Lucas Tousart në minutën e 31-të. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com