Juventus mendon për Rashford, në garë me Realin

Juventusi është në kërkim të përforcimeve të reja për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që pëlqehet së tepërmi te “Zonja e Vjetër” është edhe Marcus Rashford. Sipas “Times”, sulmuesi i Manchester United-it po ndiqet me vëmendje nga bardhezinjtë, të cilët e kanë vendosur atë në listën e futbollistëve me prioritet për t’u transferuar. Lojtari 21 vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2020 me “Djajtë e kuq” dhe ka mundësinë që ta gjasë atë edhe me një vit tjetër.

Por Juvja nuk do të jetë vetëm në këtë garë. Anglezi pëlqehet së tepërmi edhe nga Real Madridi, që synon të blejë edhe Eriksen-in të Tottenham-it. Për t’i marrë të dy lojtarët nga Premier League, presidenti i “galaktikëve” Florentino Perez është gati që të shpenzojë 100 milionë euro.

Por United ka një shans për ta mbajtur Rashford-in. Anglezi ka si opsion që ta rinovojë edhe një vit kontratën dhe në vazhdim, drejtuesit e “Djajve të kuq”, mund t’i ofrojnë atij një kontratë të re. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.