Juventus mori fitoren në tavolinë, Napoli shton dozat e “kërcënimeve”…

15 Tetor 2020

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Sportive, që i dha Juventusit fitoren 3-0 në tavolinë dhe ponalizoi me -1 pikë Napolin, ky i fundit bëri të ditur se do të apelojë. Por një ditë më pas, dozat e kundërshtimit nga ana e klubit napolitan janë shtuar nga presidenti De Laurentis.

065526900 1d4aa9f7 2a98 4155 83d4 25a10fd900ae

Ai ka premtuar një “luftë” të vërtetë, duke paralajmëruar se do t’I drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë, nëse nuk gjen mbështetje në asnjë shkallë të drejtësisë sportive në Itali. Kjo do të thotë se me shumë mundësi, kjo çështje mund të zgjatet deri në fund të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com