Juventus në sulm për Mauro Icardi, në bisedime ndërhyn Agnelli

09 Korrik 2019

Transferimi i Mauro Icardi te Juventus nuk është një “scoop” mediatik që periudha e merkatos së verës prodhon me shumicë. “Zonja e Vjetër” e ka seriozisht dhe për të marrë shërbimet e ish-kapitenit të Interit ka zbritur në terren me “artilerinë e rëndë”. Vetë presidenti Andrea Agnelli ka ndërhyrë në këtë çështje, duke u takuar personalisht me sulmuesin argjentinas. Konfirmimi për këtë janë disa foto të numrit një të klubit juventin në aeroportin e Ibiza.

D 6iuadxsaic 1u

Versioni zyrtar i kampionëve të Serisë A është se Agnelli ndodhet atje për arsye familjare, por nuk binden aspak mediat italiane. Sipas tyre, nuk ishte rastësi që presidenti i Juventusit udhëtoi drejt Spanjës, në ditën e fundit të pushimeve të Mauro Icardi përpara se futbollisti të grumbullohej me Interin për fazën përgatitore në Lugano të Zvicrës. Sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte dhe ky nuk është më një sekret, pasi si trajneri ashtu edhe administratori i deleguar Beppe Marotta e pranuan këtë publikisht.

Wanda Icardi Conte 1560692542658

Për këtë arsye, Icardi po kërkon një tjetër skuadër dhe Juventus do t’i lejonte atij të shijonte “hakmarrjen” ndaj klubit zikaltër. Po ashtu, kampionët italianë do t’i plotësonin edhe kushtet financiare, mbi të gjitha pagën me 10 milion euro në sezon, që Inter ia ka refuzuar me kohë. Aktualisht, Mauro Icardi po stërvitet me skuadrën interiste, por sipas mediave italiane jo për një kohë të gjatë.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan