Juventus-Olympiakos/ Allegri: Kemi nevojë për fitore, Lemonis: Duam pikë

Max Allegri këmbëngul se Gonzalo Higuain nuk është një problem për bardhezinjtë, ndërsa zbuloi disa nga zgjedhjet e tij kundër Olympiakos në Champions League.”Ende nuk e kam vendosur për katër lojtarë që do të luajnë në sulm. Higuain nuk është problem. Do të ishte një problem nëse ai nuk luante për Juventus”, tha trajneri në konferencën për shtyp.”Ne luajmë – për fat të mirë – çdo tre ditë, kështu rotacioni është i natyrshëm dhe dikush do të humbasë gjithmonë. Gonzalo thjesht duhet të bëjë atë që ai gjithmonë bën – as më shumë dhe as më pak”.”Mbrojtja? Është shumë e thjeshtë: Andrea Barzagli luan në qendër dhe Stefano Sturaro në të djathtë ose Barzagli në pjesën e djathtë dhe Medhi Benatia në mes”.”Unë mund të garantoj se Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi do të fillojnë në mesfushë, pasi Claudio Marchisio është ende jashtë, Sami Khedira sapo ka filluar trajnimin me ekipin dhe Rodrigo Bentancur është i vetmi që mund të luaj”.”Ne nuk mund ta nënvlerësojmë këtë ndeshje, pasi është Champions League dhe çdo kundërshtar është i ashpër. Olympiakos është një ekip i shpejtë që mund të na dëmtojë me sulmuesit e tyre dhe ne kemi vetëm një rezultat në dispozicion. Nëse nuk fitojmë, atëherë kualifikimi ynë bëhet i komplikuar”.Takis Lemonis debuton me Olympiakos kundër Juventus në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Greku e mori vetëm dje skuadrën, por tashmë është fokusuar te bardhezinjtë.”Ne nuk jemi këtu vetëm për të luajtur një ndeshje”, tha greku që shtoi: “Dita ime e parë e përgatitjeve ishte dje, ne kemi një ndeshje të madhe nesër dhe duhet të fokusohemi vetëm aty. Më pas do të mendoj për çështje të tjera”.Lemonis e merr skuadrën pas shkarkimit të Besnik Hasit të hënën pas një sërë pengesash, duke përfshirë humbjet në shtëpi ndaj Sporting Lisbon dhe AEK Athens.”Juventus, ky është mendimi im i parë. E gjitha ka ndodhur kaq shpejt, nuk kam pasur kohë të mendoj për ndonjë gjë tjetër, “shpjegoi Lemonis në konferencën e tij për shtyp.“Kur keni lojtarë të këtij niveli, është më e lehtë për një trajner të sjellë disa ide taktike. Këta lojtarë janë në Olympiakos sepse janë të talentuar, kështu që puna jonë për të shpjeguar atë që duam është më e lehtë”, shtoi ai.“Ne pamë disa video së bashku me ekipin dhe objektivi ynë është që të kthehemi me rezultat pozitiv dhe të kënaqur me atë që kemi bërë në fushë. Ne duhet të jemi realist, por nuk jemi këtu vetëm për të luajtur një ndeshje. Olympiakos tani ka më shumë kualitet sesa sezonin e kaluar kur unë isha trajner”, deklaroi 57-vjeçari.Për më tepër kliko në: https://s5.sir.sportradar.com/eduasportin/sqi/1/season/41198/h2h/match/12330424

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan