Juventus – Torino, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal

04 Korrik 2020

Juventusi dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e rivalit të madh lokal, Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A, takim që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 17:15.

Bianconerët vijnë në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi pas rikthimit të futbollit në Serie A dhe duan fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë titullit.

💪 Derby della Mole mode 🔛#JuveToro #ForzaJuve pic.twitter.com/7BSmiTI8B3

— JuventusFC (@juventusfcen) July 4, 2020

Në anën tjetër, Torino ka dy humbje radhazi dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive për të mos rrezikuar rënien nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Juventus: Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo. 

Torino: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; De Silvestri, Lukic, Meite, Aina; Verdi, Belotti, Berenguer

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com