Juventus tremb United, kërkon t’i rrëmbejë yllin e ekipit

26 Tetor 2018

Jose Moruinho po punon që të bindë portierin David De Gea që të firmosë një kontratë të re me Manchester United, pasi ai ka frikë se portieri do të largohet. Në verë atij i përfundon kontrata dhe klubi që mund t’ia fitojë zemrën është Juventusi.

“Zonja e Vjetër” di se si të bindë futbollistët dhe të finalizojë marrëveshje të goditura. Vetë De Gea po mendon largimin ndërsa është duke shqyrtuar mundësitë për të ardhmen. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, që iu referua një burimi nga kubi, futbollisti në Champions luajti ndaj ekipit të tij të ardhshëm.

United ose duhet që ta shesë atë më para se t’i përfundojë kontrata, ose do të shikojë se si një nga portierët më të mirë të momentit t’i largohet pa përfituar asgjë. Sigurisht që largimi i spanjollit do të tërbonte edhe më drejtuesit e “Djajve të kuq”, të cilët në 2012 përjetuan largimin e Paul Pogba-së, atëherë 19 vjeç drejt Torinos dhe paguan 89 milionë sterlina për ta kthyer atë në 2016-ën. Dhe nëse kjo ndodh me gardianin 27 vjeçar, do të ishte një humbje e madhe. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan