Juventusi afër transferimit të Iscos

04 Nëntor 2019

Juventusi nuk po heq dorë nga transferimi i Iscos nga Real Madridi.

Zonja e Vjetër ka disa afate që po tenton ta transferojë mesfushori spanjoll që nuk është i lumtur te Los Blancos.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, kampioni i Serie A-së mund të tentojë transferimin e Iscos në afatin kalimtar të janarit.

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Spanjolli e ka humbur rëndësinë që e kishte te Zinedine Zidane dhe tani po qëndron më shumë në bankën rezervë.

Lexo po ashtu: Juventusi i kërkon Realit ta ulë çmimin e Iscos

Bianconerët thuhet se e kanë bërë prioritet transferimin e Isco, madje po ndihmohen edhe nga Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez besohet se e dëshiron ribashkimin me spanjollin dhe në dimër mund të bëjnë një ofertë prej 70 milionë eurove për të. /Telegrafi/

www.telegrafi.com