Juventusi befason më kërkesën e fundit për sulmin, kërkon Lanzinin e West Hamit

05 Nëntor 2019

Juventusi janë të interesuar për mesfushorin sulmues të West Ham United,  Manuel Lanzini.

Lojtari 26 vjeçar kaloi te Hammers në vitin 2016 nga klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Jazira, për 12 milionë euro.

Raportimet e fundit nga Anglia, shkruajnë se Juve ia ka vënë syrin argjentinasit që më parë ka luajtur te Rive Plate.

Manuel Lanzini i West Ham United. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Zonja e Vjetër mund të bëjë ofertë që në janar për lojtarin që me siguri kërkon klub të madh.

Lëndimet kanë qenë problemi më i madh i Maurizo Sarrit pasi Douglas Costa, ka luajtur shumë pak këtë edicion.

Sarri nuk po mundet të luajë në formacionin 4-3-3, shkaku i dëmtimeve në krahun e sulmit. /Telegrafi/    

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan