Juventusi dëshiron të ndryshojë orarin e takimeve shkaku i tregut aziatik

22 Gusht 2019

Juventusi u ka bërë thirrje drejtuesve të Serie A që të fillojnë të konsiderojnë një ndryshim në orarin e takimeve për shkak të interesit në rritje të tregut aziatik, veçanërisht të Kinës.

Që kur Cristiano Ronaldo erdhi në Juventus vitin e kaluar për 117 milionë euro, bardhezinjtë janë rritur në popullaritet me 16 për qind në të gjithë botën dhe me sa 59 për qind në rrjetet sociale, përfshirë Weibo të Kinës.

“Në këtë aspekt jemi shumë në krahasim me Ligën Premier. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur midis audiencës vendase dhe asaj globale. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndeshjet, por edhe për të drejtat e televizive dhe negociimin e kushteve më të mira të mundshme”, tha anëtari i bordit të kampionit italian, Giorgio Ricci.

Kampioni italian sheh një mundësi për fitime të mëdha, por ai nuk e merr parasysh faktin se shumica e ndeshjeve të Serisë A në Kinë fillojnë në mesnatë apo edhe më vonë.

Zyrtarët e ligës elitare italiane po konsiderojnë të luajnë disa ndeshje në Kinë, por jo në të ardhmen e afërt. Datat e ndeshjeve nuk do të ndryshojnë me siguri deri në vitin 2021, kur skadon marrëveshja ekzistuese e të drejtave të televizive.

Deri në xhiron e tretë në Seria A luhet nga ora 18:00 për shkak të nxehtësisë së lartë dhe pas xhiros së tretë, takimet luhet të shtunën nga ora 15:00 dhe të dielave nga ora 12:30, e cila është më e pranueshme për tifozët aziatikë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com