Juventusi dëshiron transferimin e Willianit

14 Shkurt 2020

Klubi italian, Juventusi është i prirur të nënshkruajë me sulmuesin anësor të Chelseat, Willian, këtë verë.

Braziliani do të bëhet lojtar i lirë gjatë verës pasi një marrëveshje rinovimi të kontratës nuk pritet të arrihet mes tij dhe Chelseat.

Blutë kanë ofruar një kontratë një vjeçare, por Willian nuk bindet pasi dëshiron zgjatje dy-vjeçare.

Lexo po ashtu: Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 – mund të krijohet një formacion ëndrrash falas

Sipas mediumit britanik Daily Express, Juventusi është i gatshëm t’i japë 31-vjeçarit atë që dëshiron.

Ajo që po punon kundër Juves është fakti që Willianit nuk i pëlqente të luante nën urdhrat e Maurizio Sarrit kur ishte në krye të klubit nga Stamford Bridge.

Sarri është nën presion për të mbajtur punën e tij pasi Juve u rrëzua në vendin e dytë në renditjen e Serie pas humbjes nga Verona në fundjavë.

Në garë për brazilianin është edhe klubi katalunas, Barcelona dhe ai anglez, Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

www.telegrafi.com