Juventusi dhe Barcelona rivalizojnë Manchester Cityn për 'Verrattin e ri'

22 Mars 2020

Paris Saint-Germain ka filluar të përforcojë akademinë, derisa ka arritur të rrëmbejë Xavi Simonsin dhe Kays Ruiz-Atil.

Por, nga prurjet e reja, skuadra franceze tani do të përballet edhe me disa largime, siç është ai i Edouard Michut.

Mesfushori i talentuar përshkruhet nga mediat në Francë si ‘Marco Verratti i ri’, derisa ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane.

Manchester Citz ka kohë që po tenton ët transferojë Michutin, mirëpo tani rivalizohen edhe nga Real Madridi dhe Barcelona.

17-vjeçari është rritur në akademinë e FC Le Chesnay dhe FC Versailles, derisa ishte zbuluar nga PSG-ja, për të kaluar kështu në akademinë e tyre.

Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2021, derisa tri klubet evropiane e duan transferimin e lojtarit në këtë verë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com