Juventusi e ka seriozisht për Zaniolon, ofron dy futbollistë dhe para për talentin e madh italian

01 Gusht 2020

Nicolo Zaniolo është objektivi kryesor i Juventusit për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ri.

Mesfushori i talentuar i Romës kishte pësuar një lëndim të rëndë që e mbajti rreth gjashtë muaj jashtë fushave, por ai u rikthye në formë jashtëzakonisht të mirë.

Zaniolo ka luajtur tani disa ndeshje për Romën duke shfaqur talentin e tij, teksa Juventusi po bënë të pamundurën për ta marrë në radhët e veta.

Mediat italiane tani kanë raportuar se Zonja e Vjetër është gati të dalë me një ofertë fantastike për Romën, duke i ofruar dy futbollistë dhe para për Zaniolon.

Nicolo Zaniolo. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Kampioni i ri i Italisë është gati t’ia japë Romës sulmuesin Federico Bernardeschi si dhe mbrojtësin Cristiano Romero (i huazuar te Genoa) për Zaniolon.

Përveç dy futbollistëve, Juventus është gati të paguaj edhe 10 milionë euro të tjera për talentin e madh italian.

Gjithnjë sipas medieve italiane, nëse nuk ndërrohet pronësia e Romës, atëherë Giallorosët mund ta pranojnë këtë ofertë pasi kanë nevojë për para.

Por në rast se Roma blihet nga grupi Friedklin, atëherë është e vështirë që të lihet i lirë Zaniolo, pasi kryeqytetasit do të përforcoheshin shumë dhe do të konkurronin për trofe.

21-vjeçari vlerësohet mbi 60 milionë euro, ndërsa këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime me fanellën e Romës në 31 takime. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com