Juventusi e mposht me shumë vështirësi Veronën e Rrahmanit dhe Kumbullës

21 Shtator 2019

Juventusi ka arritur me shumë vështirësi që ta mposht Veronën në kuadër të javës së katërt në Serie A me rezultat 2-1.

Mysafirët kishin mundësi në minutën e 20-të të kalonin në epërsi, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Samuel Di Carmine, pasi topi goditi shtyllën vertikale.

Pas kësaj goditjeje të pasaktë, Verona vazhdoi me presion të lartë, derisa Miguel Veloso (21’) shënoi një gol të bukur nga distanca.

Juventus vs Verona (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm 11 minuta, pasi Aaron Ramsey (31’) i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin që i bëri Cristiano Ronaldo.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa të dytën e dominoi Zonja e Vjetër.

Me të filluar 45 minutëshi i dytë, kampioni në fuqi i Serie A e përmbysi rezultatin me anë të yllit portugez që shënoi nga pika e bardhë (49’).

Juventus vs Verona (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Verona më pas u mobilizua që ta barazonte rezultatin, mirëpo torinezët ishin më të vëmendshëm nga faza defanzive.

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kishin paraqitje tejet të mirë, mirëpo mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u përjashtua me karton të kuq në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas javës së katërt, Juventusi ka rrëmbyer pozitën e parë me dhjetë pikë, ndërsa në xhiron e pestë do të përballet me Brescian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan